ÇFARË ËSHTË KEQPERDORIMI I IMAZHVE EKSPLICITE PA LEJE?
Abuzimi i përmbajtjes vizuale (shpesh i quajtur 'pornografi hakmarrëse') ndodh kur dikush publikon dhe ndan imazhe, video ose mesazhe të natyrës seksuale të një personi tjetër pa leje. Kjo shpesh bëhet me qëllimin për të shkaktuar poshtërim publik, siklet, frikë ose shqetësim. Pavarësisht nëse përmbajtja është krijuar vullnetarisht ose është marrë fshehurazi, askush nuk ka të drejtë ta ndajë atë pa pëlqim.
PROBLEM!
Shpesh është e vështirë të përcaktohet origjina e përmbajtjes shqetësuese në internet, ndërkohë që mund të shumëfishohet pafundësisht. Aplikacionet e njohura të bisedimit, mediat sociale dhe tabelat e mesazheve zakonisht janë në pronësi të korporatave globale, gjë që e bën të vështirë kërkimin e mbrojtjes së të drejtave personale. Mbrojtja ligjore në vende të ndryshme nuk është gjithmonë e mjaftueshme.
SIDOQOFTË…
Nëse vendosni të mos heshtni për këtë formë dhune, ka disa hapa që mund të ndërmerrni.
1.Dokumentoni: Ruani informacione për materialet e publikuara, të gjitha detajet që mund të shërbejnë si prova.
2.Si të mblidhni prova: Regjistroni të gjitha informacionet e rëndësishme në lidhje me përmbajtjen – si është keqpërdorur, koha kur është publikuar ose shpërndarë pa leje, adresa e faqes së internetit ku është shfaqur, llogaria nga e cila është postuar, etj. Nëse ka shumë faqe interneti dhe llogari, mbani shënim të gjitha.
Merrni një pamje nga ekrani.
Shumica e sistemeve operative ofrojnë një shkurtore për marrjen e pamjeve të ekranit, që do të thotë se shtypni njëkohësisht disa komanda të tastierës. Kjo do të krijojë një imazh dixhital të të gjithë ekranit të pajisjes suaj që duhet ta ruani.
Celular (Apple):
Butoni anësor + Butoni i rritjes së volumit
Celular (Android):
Butoni i ndezjes + butoni i uljes së volumit
Kompjuter (Mac OS):
Shift + Command + 3
Kompjuter (Windows):
Logoja e Windows + Shift + S
Regjistroni faqen me përmbajtjen e paautorizuar.
Kërkoni opsionin „save as“ në shfletuesin tuaj.
ose shtypni njëkohësisht në tastierë „Ctrl + S“
3.Raportoni në faqen e internetit: Shumica e platformave online kanë një formë standarde për raportimin e përmbajtjes së paautorizuar. Ju gjithashtu mund të dërgoni drejtpërdrejt një email duke kërkuar heqjen e përmbajtjes.
Për faqet e tjera të internetit, mund të përdorni një kërkesë mostër në shqip ose anglisht